Lajme Rritje dyshifrore e numrit të udhëtarëve edhe në nëntor


05/12/2016

Gjatë muajit nëntor, një numër preliminar prej  111,635 udhëtarëve kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo shifër pasqyron një rritje prej 10.3% në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar kur në këtë aeroport u shërbyen  101,226 udhëtarë.

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,609,410 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 11.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

statistikat