Lajme Rritje e lartë e numrit të udhëtarëve në ANP në tetor


02/11/2016

Gjatë muajit tetor, një numër preliminar prej  147,895 udhëtarëve kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo shifër pasqyron një rritje prej pothuajse 18% në krahasim me tetorin e vitit të kaluar të shërbyer në këtë aeroport.

Në periudhën janar-tetor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,497,775 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 11.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

statistikat