Lajme AAC-ja ka certifikuar ASHNA-n


22/08/2016

Më 19 gusht, Autoriteti i Aviacionit Civil ka certifikuar në bazë të standardeve të BE-së Agjencinë për Ofrimin e Shërbimeve të Navigacionit (ASHNA) si ofrues i shërbimeve të navigacionit në Republikën e Kosovës.

Në bazë të nenit 78 të Ligjit Nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil dhe kritereve të sigurisë, qëndrueshmërisë ekonomike dhe sigurimit që dalin nga Rregulloret Nr. 9/2009 dhe Nr. 7/2012, të cilat transponojnë në rendin e brendshëm ligjor të Republikës së Kosovës Rregulloren (KE) Nr. 550/2004 dhe Rregulloren e Komisionit Evropian (KE) Nr. 1035/2011 përkatësisht, AAC-ja ka certifikuar ASHNA-n si organizatë për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror për shërbimet ATS, CNS, AIS dhe MET.

Procesi i certifikimit ka filluar në vitin 2011 dhe gjatë kësaj periudhe AAC-ja ka realizuar trembdhjetë auditime në këtë organizatë.

Drejtori i AAC-së, z. Dritan Gjonbalaj, ka përgëzuar stafin e ASHNA-së për bashkëpunimin e ofruar AAC-së gjatë procesit të certifikimit.

certifikimi-780x439

Nga ceremonia e dorëzimit të certifikatës