Lajme Rritja e numrit të udhëtarëve në ANP vazhdoi edhe në korrik


08/08/2016

Gjatë muajit korrik 209,053 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 8.9% në krahasim me korrikun e vitit 2015, kur në këtë aeroport u shërbyen 192,00 udhëtarë. Rritja në korrik vjen si vazhdimësi e shtimit të theksuar të numrit të udhëtarëve gjatë vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 985,555 udhëtarë, që përfaqëson një rritje prej 13.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

statistikat-gusht-2016

Trendi i numrit të udhëtarëve në ANP në periudhën janar-korrik 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë 2015 and 2014