Vlerësimi i sigurisë së mjeteve të huaja ajrore (SAFA)
Vlerësimi i sigurisë së mjeteve të huaja ajrore (SAFA) është themeluar si një program vullnetar nga Komisioni Evropian (KE) në vitin 1996. Që nga janari i vitit 2007 programi SAFA ka kaluar nën kontrollin e Komisionit Evropian, i cili asistohet dhe menaxhohet nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA). Në tetor të vitit 2012 programi i inspektimeve në platformë i BE- së ka zëvendësuar Programin SAFA.
Programi i inspektimeve në platformë i BE-së përbëhet nga dy komponentë kryesorë:
- Inspektimet SAFA në platformë (për operatorët e vendeve të treta); dhe
- Inspektimet SACA në platformë (për operatorët e komunitetit – që kontrollohen kundrejt standardeve të BE-së).
Këto inspektime ndjekin një procedurë të përbashkët për të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe palët e asociuara të HPEA-së e të cilat më pastaj raportohen duke përdorur një format të përbashkët. Nëse një inspektim identifikon parregullsi të mëdha, atëherë këto parregullsi do të shqyrtohen me kompaninë ajrore dhe autoritetin mbikëqyrës. Kur këto parregullsi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në siguri, inspektorët mund të kërkojnë veprime korrigjuese para se të lejojnë mjetin ajror të fluturojë.
Rregullorja nr. 4/2015 mbi kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me operimet ajrore, paraqet qasje të harmonizuar për zbatimin efektiv të standardeve ndërkombëtare të sigurisë brenda Republikës së Kosovës për inspektimet në platformë të mjeteve ajrore të vendeve të treta apo që përdoren nga operatorët nën mbikëqyrjen rregullatore të një shteti tjetër, të cilët aterrojnë në aeroportet e Republikës së Kosovës.
AAC-ja gjithashtu kryen inspektime në platformë, në bazë të kontrolleve të rastit në mungesë të ndonjë dyshimi të veçantë. Këto inspektime kryhen në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ato kryhen në mënyrë jo-diskriminuese. Mjetet ajrore zakonisht zgjedhen në bazë të rastit nga operimet e mjeteve ajrore për dhe nga aeroporti në ditën e inspektimit SAFA, me kusht që koha e kthimit lejon kohë të mjaftueshme për kryerjen e inspektimit në platformë. Kjo nuk përjashton inspektimet e pjesshme që kryhen në rastet kur koha në dispozicion është e kufizuar, pikat që inspektohen zgjedhën sipas rrethanave. Kjo kryhet nga inspektori kryesues i cili e prezanton veten tek kapiteni i mjetit ajror ose përfaqësuesi i operatorit para fillimit të pjesës së inspektimit në platformë brenda mjetit ajror.
Inspektimi në platformë nuk duhet të shkaktojë vonesë të paarsyeshme në nisjen e mjetit ajror të inspektuar, përveç në rastet kur ka dyshime lidhur me korrektësinë e përgatitjes së fluturimit, vlefshmërisë ajrore të mjetit ajror apo me ndonjë çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me sigurinë e mjetit ajror dhe pasagjerëve brenda tij.
Rregulloret
14-2015 | Prioritizimi i inspektimeve në platformë të mjeteve ajrore që përdorin aeroportet e Komunitetit |
13-2015 | Mbledhja dhe shkëmbimi i informatave mbi sigurinë e mjeteve ajrore të cilat përdorin aeroportet e Komunitetit |
12-2015 | Themelimi i listës së Komunitetit të Transportuesve Ajror të cilët i nënshtrohen ndalimit të operimeve |
11-2015 | Percaktimi i rregullave implementuese per listen e komunitetit te transportuesve ajrore te cilet i nenshtrohen ndalimit te operimeve brenda Komunitetit |
04-2015 (shfuqizuar nga VE 09/2022) | Rregullore mbi kerkesat teknike dhe procedurat administrative ne lidhje me operimet ajrore |