Lajme Mbahet takimi i 5-të i Komitetit të përbashkët të Marrëveshjes HPEA
28/09/2026
Më 22 dhe 23 shtator 2026, me ftesë të Komisionit Evropian delegacioni i autoriteteve aeronautike të Kosovës i prirë nga UD Drejtori i përgjithshëm i AAC, Arianit Islami morrën pjesë në Takimin e 5-të të Komitetit të përbashkët të Marrëveshjes HPEA në Bruksel.
Gjatë takimit plenar si dhe atij bilateral me KE-në u vlerësua puna e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes si dhe u përsërit rëndësia që ka nënshkrimi në gusht të këtij viti i Marrëveshjeve të punës midis Kosovës dhe EASA-s në integrimin e mëtejmë evropian të sektorit të aviacionit civil të Kosovës. Në ditët në vijim EASA do t’i komunikojë AACK-së veprimet që duhet ndërmarrë për të filluar me zbatimin e Marrëveshjeve.
Përfaqësues të Drejtorisë së KE për mobilitet si dhe të EASA treguan për angazhimet e brendshme dhe bisedimet për të përfshirë në mënyrë sistematike shtetet e HPEA në grupe relevante ekspertësh.
Me ftesë të AACSH, vitin e ardhshëm takimi i Komitetit të përbashkët do të mbahet në Shqipëri ndërsa shtetet në ndërkohë do të raportojnë në KE të gjitha zhvilimet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes HPEA në Kosovë.

