Lajme Njoftim
22/07/2026
Përdorimi i laserëve, projektorëve ndriçues dhe fishekzjarrëve tani po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në gjithë Republikën e Kosovës.
Shumë nga këto aktivitete përdorin një burim drite të gjeneruar për të prodhuar rreze drite intensive për të krijuar efekte të veçanta ndriçimi. Përderisa prodhimi i shumë burimeve të dritës është i rëndësishëm për qëllimet e industrisë kërkimore dhe argëtuese, kjo mund të krijojë një rrezik potencial për operimet e aeroplanëve.
Rreziku për aviacionin rritet kur aktivitetet e tilla zhvillohen gjatë fazave kritike të fluturimit si aterrimi dhe ngritja e aeroplanëve – dhe rastet kur pilotët mbajnë syze për shikim gjatë natës apo pajisje të ngjashme që amplifikojnë dritën në dispozicion. Rreziku ka shumë gjasa të jetë verbërim i papritur, por edhe dëmtimi aktual okular ose fizik nuk duhet të përjashtohet. Rreziku për aviacionin rritet kur aktivitetet e tilla zhvillohen në afërsi të aeroporteve, veçanërisht gjatë fazave kritike të fluturimit.
Individët ose organizatat që dëshirojnë të përdorin laser, projektor ndriçues apo fishekzjarr duhet ta bëjë këtë në një mënyrë të sigurt dhe të arsyeshme, ashtu siç Specifikohet në Publikimin Teknik TP-19 (Udhëzues për operimin e laserëve, projektorëve, fishekzjarrëve dhe balonave të vegjël të mbushur me helium në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës) te lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) i Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij njoftimi është vetëdijesimi dhe njoftimi i individëve/organizatave që dëshirojnë të kryejnë këso aktivitete të njoftojnë AAC-në, duke bashkëngjitur informacionet që konsiderohen të nevojshme të cilat do t’i mundësojë komunitetit të aviacionit të vlerësojnë siç duhet ndikimin e çdo aktiviteti të tillë të propozuar për të marrë masat e duhura për të shmangur rrezikimin e sigurisë së fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Bazuar ne Ligjin për aviacionin civil, të gjitha ndërhyrjet në navigimin ajror konsiderohen vepra penale dhe për shkelje të këtillë personi mund te dënohet ose burgoset për një periudhë deri në pesë (5) vjet.