Lajme Takimi i parë i Komitetit Drejtues EASA IPA 6


25/06/2025

Projekti EASA IPA 6

Eshtë një iniciativë e financuar nga Komisioni Evropian dhe e implementuar nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA). Ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të përpjekjeve të mëparshme nëpërmjet projekteve IPA, duke synuar të mbështesë më tej vendet përfituese në harmonizimin me acquis të BE-së në fushën e aviacionit civil.

Implementimi i projektit EASA IPA 6 ka nisur në prill të vitit 2024 dhe është paraparë që  të zgjasë deri në fund të vitit 2026. Gjatë kësaj kohe, do të organizohen një sërë aktivitetesh të cilat do të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknike të vendeve përfituese. Deri me tani AAC-ja ka marre pjese ne një punëtori per sistemin ECCAIRS 2, e cila është mbajtur në Tiranë në tetor të vitit 2024.

Dje me 24 qershor 2025, u zhvillua online takimi i parë i Komitetit Drejtues EASA IPA 6 (Mbështetja e BE-së për transpozimin dhe zbatimin e acquis të BE-së në fushën e aviacionit), në të cilin takim AAC-ja është përfaqësuar nga U.D Drejtori i Përgjithshëm, z. Matej Krasniqi dhe dy zyrtarë të tjerë të AAC-së. Në këtë takim morën pjese edhe vendet tjera që janë përfituese të projektit EASA IPA 6.

UD Drejtori i përgjithshëm në këtë takim bëri një prezantim rreth implementimit të Marrëveshjes HPEA, transpozimit të rregulloreve nga ana e AAC-së, zhvillimeve dhe sfidave me të cilat përballet AAC-ja. Po ashtu në këtë takim UD Drejtori i Përgjithshëm përmendi nevojën që gjatë këtij projekti AAC të këtë një vizitë standardizuese nga EASA. Kjo kërkesë u përkrah nga përfaqësues të EASA që ishin prezent në takim dhe u tha se së shpejti do të marrim përgjigje nëse do të përfshihemi në plan të vizitave standardizuese të tyre që i bëjnë vendeve të rajonit. Përndryshe kjo është një kërkese e mëparshme e AAC-së për marreveshje pune me EASA për standardizim.

Poashtu, gjatë takimit nga përfaqësues te projektit u prezantuan objektivat kryesore të projektit dhe plani i projektit dhe u ndanë informacionet paraprake mbi aktivitetet që do të ndërmerren gjatë periudhës së implementimit, si dhe për zgjatjen e projektit deri në fund të vitit 2026 për shkak të ndërrimit të sponsorit të projektit i cili deri me tani ka qenë DG-NEAR, ndërsa tani sponsor është DG- ENEST.

Në bazë të planit të prezantuar, AAC-ja do të përfitojë nga një numër i konsiderueshëm trajnimesh në të gjitha fushat e mbikëqyrjes së sigurisë në aviacionin civil.