Lajme Për herë të parë ANP “Adem Jashari” ka arritur shifrën prej 3 milionë udhëtarësh gjatë vitit


13/11/2023

Më 10 nëntor 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka arritur shifrën rekorde duke e shërbyer udhëtarin e 3 miliontë gjatë një viti. Rekordi i arritur është shënuar me një ceremoni solemne të mbajtur në terminalin e ANP “Adem Jashari”, në të cilën mori pjesë edhe U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së z. Alban Ramabaja, dhe ku kompania Limak, e cila menaxhon aeroportin, ka shpërblyer udhëtarin e 3 miliontë.

Shifra prej 3 milionësh është arritur për herë të parë brenda një viti që nga fillimi i funksionimit të Aeroportit të Prishtinës dhe në të padyshim ka ndikuar ofrimi i lehtësirave për kompanitë ajrore, ofrimi i infrastrukturës më të avancuar si dhe angazhimi i aeroportit për të mbajtur kënaqshmërinë e udhëtarëve në nivelet më të larta.