Lajme Takim me Ambasadorin Austriak


10/10/2023

Zv. Drejtor i Përgjithshëm i AAC-së, Z. Arianit Islami, me bashkëpunëtorë ka pritur në takim më 9 tetor 2023 Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, SH.T.Z. Georg Shnetzer, dhe Znj. Clarissa Castek, Sekretare e parë në këtë Ambasadë.

Gjatë bashkëbisedimit Ambasadori Schnetzer u interesua lidhur me normalizimin e hapësirës së ulët ajrore të Kosovës që do të kishte ndikim pozitiv në kostot operative të kompanive ajrore austriake që operojnë në Kosovë. Z. Islami e njoftoi në detaje Ambasadorin mbi zhvillimet e fundit sa i përket kësaj teme e posaçërisht korridoreve ajrore me Shqipërinë.

Të dy palët u pajtuan që këtë takim të parë që shërbeu si njoftim ta trasojnë tutje duke bashkëpunuar në fusha të interesit të përbashkët në të cilat shteti i Austrisë mund të mbështesë rregullatorin e aviacionit civil të Kosovës.