Lajme AAC publikon raportin “Pasqyra e Ndodhive të Raportuara 2014”


24/02/2015

AAC-ja ka publikuar raportin “Pasqyra e Ndodhive të Raportuara 2014” në të cilin janë përmbledhur të gjitha ndodhitë e raportuara në AAC gjatë vitit 2014. Në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës, “ndodhia” nënkupton një pengesë operacionale, defekt, gabim apo rrethana të tjera të parregullta që ka ndikuar apo do të mund të ndikonte në sigurinë e fluturimit. Raportimi i ndodhive kontribuon në përmirësimin e sigurisë së aviacionit civil duke mundësuar njohuri më të thellë të ndodhive dhe duke lehtësuar analizimin dhe monitorimin e trendëve për të iniciuar hapa korrektues.

Gjatë vitit 2014 në AAC janë raportuar gjithsej 174 ndodhi të cilat janë klasifikuar dhe kategorizuar varësisht nga ndikimi në sigurinë e aviacionit si dhe nga natyra e tyre. Këto raportime janë bërë nga personeli i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, Ofruesi i Shërbimeve të Navigimit Ajror dhe nga kompanitë ajrore. “Pasqyra e Ndodhive të Raportuara” përmban statistikat e këtyre ndodhive, një përshkrim të shkurtë për secilën kategori të ndodhive, si dhe përshkrimin e disa ndodhive të përzgjedhura.

statsRaportimi i ndodhive të pranuara gjatë vitit 2014 në bazë të klasës

Me qëllim të caktimit të rregullave mbi Raportimin e Ndodhive në Aviacionin Civil, në vitin 2009 AAC-ja ka nxjerr Rregulloren nr. 1/2009 mbi raportimin e ndodhive në aviacionin civil. Qëllimi i vetëm i raportimit  të ndodhive është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve, dhe jo  atribuimi i fajësisë apo përgjegjësisë.

Dokumentin “Pasqyra e Ndodhive të Raportuara 2014” në gjuhen angleze mund të shkarkoni këtu.