Lajme AAC-ja Nxjerr Rregullorën nr. 6/2013 mbi Rregullat në ajër


30/12/2013

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacioni Civil ka nënshkruar Rregulloren nr. 6/2013 mbi Rregullat në ajër  . Kjo rregullore përcakton kërkesat për rregullat e fluturimit në përputhje me Standardet dhe Praktikat e Rekomanduara (SPR) të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ONAC), të përcaktuara në Shtojcën 2, Rregullat në ajër, në Konventën mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, 1944. Rregullorja hyn në fuqi më 10 janar 2014.