Lajme Publikohet raporti nr. 04/2013 për konsultimin publik të palëve të interesit
08/11/2013
Është publikuar Raporti nr. 4/2013 për konsultimin publik të palëve të interesit lidhur me projekt-rregulloret e AAC-së:
– Rregullore për zbatimin e Shtojcës 11 të Konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për Shërbimet e Trafikut Ajror;
– Rregullore për zbatimin e Shtojcës 15 të Konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për Shërbimet e Informimit Aeronautik
Këto dy projekt-rregullore kanë qenë në konsultim publik nga data 18 tetor- 5 nëntor 2013. Raporti gjendet në rubrikën “Konsultimet” nga ku mund edhe të shkarkohet me lehtësi.
AAC falënderon të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë më procesin e konsultimit publik dhe kanë dhënë kontributin e tyre të vlefshëm.
Shumë shpejt pritet që rregulloret të marrin formën përfundimtare dhe të nënshkruhen nga Drejtori i Përgjithshëm.