Lajme Drejtori i Përgjithshëm Bujar Ejupi ka dhënë intervistë në lidhje me shërbimet në tokë


24/03/2021

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës z. Bujar Ejupi ka dhënë intervistë në lidhje me rregullimin e shërbimeve në tokë.

Drejtori Ejupi ka ngritur çështjet e nivelit të tarifës që operatori i ANP LKIA aplikon ndaj ofruesit të kerozinës dhe hapjen e tregut për shërbime në tokë.

Drejtori Ejupi, më 27 korrik 2020 i ka dërguar letër Komitetit për Partneritet Publiko Privat, ku ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me monopolin në furnizimin me kerozinë dhe tarifën prej 600% më të lartë të aplikuar nga Limaku.

Ejupi thotë se gjatë takimeve me LIMAK, kishte gjetur se tarifa e aplikuar nga LIMAK për furnizim me kerozinë është 600% më e lartë se ajo e përcaktuar në marrëveshjen për partneritet publiko privat.

Po ashtu, z. Ejupi thotë se me mënyrën se si ka vepruar LIMAK, nuk i është dhënë mundësi operatorëve të tjerë që të ofrojnë furnizim bazuar në hapjen e tregut në këtë fushë.

Për më shumë mund ta ndiqni emisionin.