Lajme Publikohet raporti nr.01/2012 për konsultimin publik të palëve të interesit


18/09/2012

Është publikuar Raporti nr. 1 për konsultimin publik të palëve të interesit lidhur me projekt-rregulloret e AAC-së:

–    Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 01/2008 për aerodromet
–    Rregullore për Aerodromet e aprovuara
–    Rregullore për operimet me mjete ajrore mikro të lehta
–    Rregullore për kushtet dhe mënyrën e përdorimit të deltaplanerëve dhe paraplanerëve

Këto katër projekt-rregullore kanë qenë në konsultim publik nga data 13-27 gusht 2012. Raporti gjendet në rubrikën “Konsultimet” nga ku mund edhe të shkarkohet me lehtësi.

AAC falënderon të gjithë ata të cilët kanë marrë pjesë në procesin e konsultimit publik dhe kanë dhënë kontributin e tyre të vlefshëm.

Shumë shpejt pritet që rregulloret të marrin formën përfundimtare dhe të nënshkruhen nga Drejtori i Përgjithshëm.