Lajme 𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐧ë 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐢𝐧 𝐣𝐚𝐧𝐚𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧ë 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝐤𝐚 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐚𝐣𝐫𝐨𝐫 𝐧ë 𝐀𝐍𝐏 “𝐀𝐝𝐞𝐦 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢”


08/03/2022

Një numër prej 156,447 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë muajit shkurt. Në krahasim me muajin shkurt 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 62% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 rritja është 13%.Në periudhën janar – shkurt të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 350,654 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 52% në krahasim me vitin 2021 dhe rritje prej 14% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit.