Lajme 𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦i 𝐦𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞 𝐊𝐅𝐎𝐑-𝐢𝐭


02/06/2021

Dje në zyret e AAC-së është realizuar takimi me përfaqësues të KFOR-it lidhur me hapësirën Ajrore të Kosovës dhe procesin e normalizimit të kësaj hapësire ku poashtu përfshihet edhe hapja e rrugëve ajrore me vendet e rajonit( Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia)Hapësira ajrore e Kosovës që nga shtatori i vitit 1999 është pjesë e “Hapësirës së Përbashkët Operacionale të Ballkanit – JOA” të NATO-s, nën kontrollin operacional të Qendrës së Kontrollit të Operimeve të Kombinuara Ajrore 5 (Combined Air Operations Control 5 – CAOC5), e cila në vitin 2014 është transferuar te Qendra Torrejon e Operimeve të Kombinuara Ajrore (Combined Air Operation Centre Torrejon CAOC TJ).Në hapësirën e ulët ajrore aktualisht janë vetëm 2 korridore që përdoren për trafik komercial për vajtje-ardhje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Këto janë XAXAN dhe SARAX në pjesën jugore të Kosovës në drejtim të Maqedonisë, përderisa dy korridoret tjera me Shqipërinë dhe ato me Malin e Zi ende nuk mund të përdoren si rrugë të shënuara ne hartat Aeronautike.Që nga shpallja e pavarësisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë punuar ngushtë me NATO-n, KFOR-in, BE-në, ICAO-n dhe hisedarët tjerë në rajon për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të nismës së NATO-s: Mbledhja për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit (ang. Balkans Airspace Normalization Meeting – BANM).Në kuadër të takimeve për normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit (BANM), vazhdimisht është diskutuar për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore dhe hapjen e korridoreve ajrore me të gjitha shtetet fqinje të Kosovës.Në takim me Përfaqësues të KFOR HQ dhe Njësisë J3 AIR të KFOR, morën pjesë Kryesuesi i Bordit të AAC, Drejtori i Përgjithshëm së bashku me menaxhmentin e AAC-s, si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës se Kosovës.