Vesti Vazhduan takimet me partnerët e AAC-së


04/09/2023

Në kuadër të përmirësimit të raporteve me partnerët e AAC-së, sot në zyrat e AAC-së zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, z. Arianit Islami, me bashkëpunëtorë priti Drejtorin e Departamentit të Aviacionit Civil të MMPHI z. Avdi Kamerolli dhe menaxhmentin e lartë të operatorit LKIA të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës „Adem Jashari“, z. Gökmen Aritay dhe Gökhan Açıkgöz.

AAC-ja është e përkushtuar për të rritur bashkëpunimin dhe angazhimin për avancimin e aviacionit civil në Republikën e Kosovës.