22/03/2024

Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi, më 13 mars 2024, Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) organizoi provimin për njohuritë për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3. Pesë zyrtarë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës iu nënshtruan këtij provimi, të gjithë nga të cilët e kaluan me sukses këtë provim.

Për të shënuar këtë arritje, sot, më 22 mars 2024, në prani të U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, z. Alban Ramabaja dhe Zëvendës Kryeshefit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, z. Fidan Dema, pesë zyrtarëve të APK-së iu ndanë certifikatat për Kategorinë 3 të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke u uruar atyre suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e Sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) rregullohen sipas Rregullores (AAC) nr. 01/2017 për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, të plotësuar me Rregulloren (AAC) nr. 01/2021.