Vesti Takim me përfaqësues të e Ambasadës Finlandeze dhe kompanisë finlandeze „Finsecpro“


08/09/2023

Në kuadër të bashkëpunimit me partnerët, zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, z. Arianit Islami, me bashkëpunëtorë priti në zyrat e AAC-së përfaqësuesen e Ambasadës Finlandeze me seli në Republikën e Kosovës znj. Jehona Ademaj Sejdiu dhe përfaqësuesin e kompanisë finlandeze „Finsecpro“, z. Panu Haikio.

Në këtë takim u shkëmbyen idetë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve relevante të aviacionit civil të Kosovës dhe Finlandës, me ç’rast kompania „Finsecpro“ prezantoj edhe aktivitetet e saja lidhur me sigurimin në aviacion.

AAC-ja vazhdon punën për të rritur bashkëpunimin dhe angazhimin për avancimin e aviacionit civil edhe me partnerët ndërkombëtarë.