Sistemi i Cilësisë


AAC ka ngritur dhe certifikuar sistemin për menaxhim të cilësisë brenda organizatës. Ky sistem përcjellë parimet e standardit ndërkombëtar për menaxhim të cilësisë, ISO 9001:2008, dhe i shërben AAC-së për një menaxhim më efektiv dhe efikas të proceseve të punës. AAC identifikon dhe përshkruan të gjitha proceset e punës, i  realizon, evidenton rezultatet dhe bën matjen e realizimit krahas planifikimeve dhe objektivave. Në prill, 2013, AAC ka pranuar certifikatën e parë nga Bureu Veritas për ISO 9001:2008.

Politika e Cilësisë

Është politikë e Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës (AAC) të krijojë, zbatojë dhe mirëmbajë një sistem për menaxhim të cilësisë brenda organizatës, përmes të cilit sigurohet realizimi i plotë i detyrave të AAC-së, me qëllim të garantimit të një ambienti të sigurt dhe konkurrues në aviacionin civil në Republikën e Kosovës.

Për ne, shfrytëzuesit e shërbimeve tona janë shumë të rëndësishëm, prandaj, ne përpiqemi që të ofrojmë shërbime sa më cilësore, duke matur kënaqshmërinë e tyre, duke përmirësuar vazhdimisht efektivitetin dhe efikasitetin e punës sonë, duke monitoruar performancën tonë kundrejt objektivave të vendosura dhe duke promovuar përfshirjen e punëtorëve në të gjitha proceset e punës.

Është obligim i menaxhmentit dhe i secilit punëtor në AAC që gjatë gjithë kohës t’u përmbahen legjislacionit në fuqi dhe procedurave të dokumentuara të punës, të përshkruara në manualin e cilësisë dhe dokumentet tjera të ndërlidhura.

Uredbe


No regulations found.

Tehničke Publikacije


Obrasci


Naknade


Izvestaji


Kontakt