Vesti Shefi i Njësitit J3 Air të KFOR-it vizitoi AAC-në


30/08/2023

Dje në zyrat e AAC-së zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, z. Arianit Islami, me bashkëpunëtorë priti në takim Shefin në shkuarje të Njësitit J3 Air të KFOR-it Lt.Col. Orlando Pellecchia dhe zëvendësuesin e tij Lt.Col. Marco Castrichella.

Ne takim u diskutuan temat aktuale lidhur me aviacionin civil në Kosovë, me ç’rast z. Islami falënderoi Lt.Col. Pellecchia për kontributin e dhënë në Kosovë dhe i uroj mirëseardhje zëvendësuesit të tij Lt.Col. Castrichella.

AAC-ja është e përkushtuar për të rritur bashkëpunimin dhe angazhimin për avancimin e aviacionit civil në Republikën e Kosovës.