Vesti Përcaktohet tarifa njësi terminale për vitin 2021


19/01/2021

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka përcaktuar tarifën njësi terminale 2021 në vlerë prej 407.00 EUR, ashtu siç ishte më 2020. Kjo tarifë u ngarkohet kompanive ajrore nga ASHNA për shërbimet terminale të navigacionit ajror që kjo ofron në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës duke filluar nga data 1 janar 2021. AAC-ja ka përcaktuar këtë tarifë pasi ka shqyrtuar një numër dokumentash, raportesh dhe korrepondence me ASHNA-n dhe ka marrë parasysh mes tjerash edhe gjendjen e rënduar në të cilën gjendet aviacioni civil. Duhet pasur parasysh që kjo tarifë është dukshëm më e lartë sesa në vendet e rajonit: Shqipëri 235.67 EUR, Kroaci 241.33 EUR dhe Maqedoninë e Veriut rreth 271.80 EUR. Kjo për arsye që ASHNA ka të vetmin burim financimi këtë tarifë ndërsa për ofruesit e rajonit të hyrat më të mëdha janë nga tarifa njësi e mbikalimit që ata e vjelin për shërbimet e navigacionit ajror që ofrojnë në hapësirën e lartë ajrore.