Vesti Njoftim për aprovimin e institucioneve shëndetësore në cilësinë e Qendrave të Mjekësisë së aviacionit (AeMC)


19/07/2022

Baza ligjore që rregullon procedurën e aprovimit të institucioneve shëndetësore në cilësinë e Qendrave të Mjekësisë së Aviacionit (AeMC- Aero-Medical Centres) është e përcaktuar me Rregulloren e AAC nr 05/2015 pjesa Part-MED, me ndryshime, e cila përcakton kërkesat teknike dhe administrative ne lidhje me personelin e aviacionit civil, Rregulloren e AAC nr 19/2017 që përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me licencat dhe certifikatat e kontrollorëve te trafikut ajror.

Çdo institucion shëndetësor në Kosovë që plotëson kriteret e përcaktuara ligjore bazuar në Rregulloret përkatëse, mund të aplikojë për aprovim në AACK.

Deri më tani instiucioni i vetëm i aprovuar për këtë veprimtari në Republikën e Kosovës është Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës (QKMP) me seli në Gjakovë, e cila është qendër e vetme referente terciare e mjekësisë së punës në nivel vendi, e specializuar në këtë fushë dhe është hallkë institucionale e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Kjo qendër ju nënshtrohet inspektimeve dhe auditimeve të rregullta vjetore nga Autoriteti i Aviacionit Civil, përmes të cilave mbikqyret aktiviteti i Qendrës dhe zbatueshmëria e dispozitave ligjore që përcaktojnë fushëveprimtarinë e Qendrës së Mjekësisë së Aviacionit në Gjakovë.