Vesti Mbahet provim për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot


11/03/2022

Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi me datë 08 mars 2022 Autoriteti i Aviacionit Civil organizoi për here të katert provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3.

Këtij provimi ju është nënshtruar z. Korab Tmava i cili ka kaluar me sukses këtë test. Me këtë rast Autoriteti i Aviacionit Civil ndau certifikatën e katert për këtë kategori të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke i uruar z. Tmava suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e Sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) është e rregulluar me Rregulloren (AAC) Nr. 01/2017 për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, e plotësuar me Rregulloren (AAC) Nr. 01/0221.