Vesti Është freskuar tabela e ekuivalencës nga Marrëveshja HPEA


08/09/2021

Autoriteti i Aviacionit Civil ka publikuar Tabelën e freskuar të Ekuivalencës mes Acquis Communautaire dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës që mbulon Marrëveshjen për Hapësirën e Përbashkët Evropiane të Aviacionit (Marrëveshja HPEA). Tabela ka për qëllim të ndihmojë publikun të përcaktojë legjislacionin kombëtar që transponon legjislacionin e BE-së nga Shtojca I e Marrëveshjes HPEA që mbulon aviacionin dhe fushat tjera të ndërlidhura në rendin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.

Tabela mund të shkarkohet në shqip dhe në anglisht.