Vesti AAC mbajti takim me MPB në lidhje me çështje që prekin fushën e aviacionit civil


07/12/2020

Sot me datë 7 dhjetor 2020, Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së z. Bujar Ejupi së bashku me z. Kushtrim Musa, Drejtor i Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve priti në një takim pune z. Mensur Hoti, Drejtor i Departamentit për Siguri Publike dhe z. Kastriot Gashi, Udhëheqës i Divizionit për Siguri të Aviacionit Civil nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës. Në këtë takim dypalësh u diskutuan çështjet e përbashkëta të cilat i ndërlidhin këto dy institucione në fushën e aviacionit civil. Palët u dakorduan që bashkëpunimin e tyre të deritanishëm të avancojnë edhe më tutje përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe punëtorive të përbashkëta të të dyja institucioneve.