Vesti 


19/07/2022

Me datë 18 korrik 2022, në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës ishin për vizitë deputetet e Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Ky Komision ishte i kryesuar nga Kryetarja e Komisionit Znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Këtë komision të rëndësishëm parlamentar e pritën në takime të ndara Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së, z. Ejupi me bashkëpunëtorë si dhe Bordi i AAC-së.

Temë e diskutimit në takim me AACK-në ishte siguria e përgjithshme në aviacionin civil në Republikën e Kosovës, sfidat e AAC lidhur me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtarë të sigurisë në aviacionin civil ICAO dhe EASA. Në këtë takim u diskutuan edhe tema të tjera rreth funksionimit të brendshëm, problemet, sfidat si dhe planet e ardhshme të AAC-së.

Po ashtu pas takimeve të ndara në AAC deputetet vazhduan vizitën në Agjencinë e Shërbimeve të Transportit Ajror (ASHNA) dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në këto vizita deputetet panë nga afër realizimin e projektit të zgjatjes së pistës si dhe u informuan rreth funksionimit dhe sfidave të ASHNA-së.

U diskutua dhe u pa nga afër puna e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, më ç’rast AAC-ja garantoj për kompetencën dhe kualifikimet e kontrollorëve të Trafikut Ajror (KTA) sipas standardeve ndërkombëtare duke konfirmuar se Kontrollorët e Trafikut Ajrore plotësojnë të gjitha kërkesat rregullative për të siguruar operime të sigurta edhe të pa ndërprera dhe ti përgjigjen rritjes së numrit të fluturimeve në të ardhmen.  ​