Vesti đ“đšđ€đąđŠi 𝐩𝐞 đ©đžđ«đŸđšđȘ𝐞𝐬𝐼𝐞𝐬 𝐭𝐞 𝐊𝐅𝐎𝐑-𝐱𝐭


02/06/2021

Dje nĂ« zyret e AAC-sĂ« Ă«shtĂ« realizuar takimi me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« KFOR-it lidhur me hapĂ«sirĂ«n Ajrore tĂ« KosovĂ«s dhe procesin e normalizimit tĂ« kĂ«saj hapĂ«sire ku poashtu pĂ«rfshihet edhe hapja e rrugĂ«ve ajrore me vendet e rajonit( ShqipĂ«ria, Mali i Zi dhe Serbia)HapĂ«sira ajrore e KosovĂ«s qĂ« nga shtatori i vitit 1999 Ă«shtĂ« pjesĂ« e “HapĂ«sirĂ«s sĂ« PĂ«rbashkĂ«t Operacionale tĂ« Ballkanit – JOA” tĂ« NATO-s, nĂ«n kontrollin operacional tĂ« QendrĂ«s sĂ« Kontrollit tĂ« Operimeve tĂ« Kombinuara Ajrore 5 (Combined Air Operations Control 5 – CAOC5), e cila nĂ« vitin 2014 Ă«shtĂ« transferuar te Qendra Torrejon e Operimeve tĂ« Kombinuara Ajrore (Combined Air Operation Centre Torrejon CAOC TJ).NĂ« hapĂ«sirĂ«n e ulĂ«t ajrore aktualisht janĂ« vetĂ«m 2 korridore qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r trafik komercial pĂ«r vajtje-ardhje nga Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i PrishtinĂ«s “Adem Jashari”. KĂ«to janĂ« XAXAN dhe SARAX nĂ« pjesĂ«n jugore tĂ« KosovĂ«s nĂ« drejtim tĂ« MaqedonisĂ«, pĂ«rderisa dy korridoret tjera me ShqipĂ«rinĂ« dhe ato me Malin e Zi ende nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si rrugĂ« tĂ« shĂ«nuara ne hartat Aeronautike.QĂ« nga shpallja e pavarĂ«sisĂ«, autoritetet e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s kanĂ« punuar ngushtĂ« me NATO-n, KFOR-in, BE-nĂ«, ICAO-n dhe hisedarĂ«t tjerĂ« nĂ« rajon pĂ«r normalizimin e hapĂ«sirĂ«s ajrore tĂ« Ballkanit. Ky aktivitet Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ« kuadĂ«r tĂ« nismĂ«s sĂ« NATO-s: Mbledhja pĂ«r normalizimin e hapĂ«sirĂ«s ajrore tĂ« Ballkanit (ang. Balkans Airspace Normalization Meeting – BANM).NĂ« kuadĂ«r tĂ« takimeve pĂ«r normalizimin e hapĂ«sirĂ«s ajrore tĂ« Ballkanit (BANM), vazhdimisht Ă«shtĂ« diskutuar pĂ«r normalizimin e hapĂ«sirĂ«s sĂ« ulĂ«t ajrore dhe hapjen e korridoreve ajrore me tĂ« gjitha shtetet fqinje tĂ« KosovĂ«s.NĂ« takim me PĂ«rfaqĂ«sues tĂ« KFOR HQ dhe NjĂ«sisĂ« J3 AIR tĂ« KFOR, morĂ«n pjesĂ« Kryesuesi i Bordit tĂ« AAC, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m sĂ« bashku me menaxhmentin e AAC-s, si dhe pĂ«rfaqĂ«sues nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme tĂ« RepublikĂ«s se KosovĂ«s.