Vesti 𝐑𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭𝐞 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐚𝐣𝐫𝐨𝐫 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐭𝐫𝐞𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟐 𝐧ë 𝐀𝐍𝐏 “𝐀𝐝𝐞𝐦 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢”


12/04/2022

Një numër prej 545,895 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 65% dhe në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 14%.Vetëm gjatë muajit mars 195,241 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në krahasim me muajin mars të vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 95% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 rritja është 23%.