07/06/2022

Mbi 1 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2022. Në krahasim me 5 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 95% dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%. Vetëm gjatë muajit maj 275,770 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Në krahasim me muajin maj të vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 91% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 rritja është 41%.