12/12/2022
Gjatë javës së kaluar, nga 5-9 dhjetori 2022, në zyrat e AAC-së në Prishtinë, është mbajtur punëtoria: Rishikimi i Sistemit të Menaxhimit të Autoritetit dhe Rekomandimet, me mbështetjen e ekspertëve nga Austro Control (Autoriteti Austriak i Aviacionit Civil), z. Mario Lenitz (Menaxheri i Cilësisë – Funksioni i Monitorimit të Përputhshmërisë) dhe z. Raul Ortiz de Urbina (Menaxher i Sigurisë dhe Mbikëqyrjes).
Ky trajnim është mbajtur në kuadër të Projektit të Bashkëpunimit Teknik të EASA-s, EASA IPA-5, si aktiviteti numër A15 i këtij projekti. Ai është mbështetur nga EASA për ta rishikuar performancën e Sistemit të Menaxhimit të Autoritetit (SMA) të AAC-së kundrejt kërkesave të autoritetit të rregullave implementuese, pasi që Kosova nuk i nënshtrohet Programit Universal të Auditimit të Mbikëqyrjes të Sigurisë (USOAP) të ICAO-së dhe Vizitave të Standardizimit të EASA-s dhe nuk përfiton në aspektin e të paturit të një pike referimi në lidhje me performancën e sistemit të saj të menaxhimit të autoritetit, i cili është duke u zhvilluar vazhdimisht.
Ky rishikim gjithashtu i ka mundësuar AAC-së të mësojë për praktikat më të mira për krijimin dhe mirëmbajtjen e një Sistemi efikas të Menaxhimit të Autoriteteve. Dhe qëllim i trajnimit ka qenë të sigurojë një sërë rekomandimesh dhe të përcaktojë një plan veprimi për përmirësimin e Sistemit SMA të përqendruar në kërkesat “thelbësore” të autoritetit me shembuj nga ARx.GEN dhe ATM/ANS.AR.