Vesti Njoftim për kandidatin e përzgjedhur


28/02/2013

Në bazë të nenit 41 të Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, njoftojmë se Komisioni Përzgjedhëse ka përfunduar procesin e vlerësimit  për pozitën e shpallur në AAC:

1. Zyrtar i shërbimeve të navigacionit ajror për meteorologji dhe shërbime të informatave aeronautike me nr ref: AACK/ADM/BNJ/03/2012

Njoftojmë të gjithë aplikantët, se bazuar në vlerësimin e Komisionit Përzgjedhës për pozitën ” zyrtar i shërbimeve të navigacionit ajror për meteorologji dhe shërbime të informatave aeronautike “, në bazë të pikëve është përzgjedhur kandidatja znj. Albulena Gërxhaliu.

Këtij njoftimi i bashkëngjesim edhe renditjen përfundimtare të kandidatëve në bazë të pikëve të fituara për pozitën e lartcekur.

Kur një kandidat në një procedurë të rekrutimit është i pasuksesshëm dhe nuk emërohet në pozitën përkatëse dhe ai/ajo mendon se emërimi i një personi tjetër në atë pozitë nuk është në bazë të meritës ose është bërë si pasojë e parregullsive në zbatimin e rregullave dhe procedurave, ai/ajo mund të ankohet me shkrim në Komisionin për zgjedhjen e kontesteve dhe ankesave, i cili e shqyrton dhe vendos për ankesën.

Ankesat duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve nga data në të cilën vendimi për përzgjedhje dhe emërim shpallet nga institucioni përkatës.

Shpallja zyrtare