Vesti Njoftim për kandidatët e përzgjedhur
27/11/2012
Në bazë të nenit 41 të Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, njoftojmë se Komisionet Përzgjedhëse kanë përfunduar procesin e vlerësimit për pozitat e shpallura në AAC:
1. Zyrtar i operimeve për helikopterë me nr ref: AACK/ADM/BNJ/04/2012
2. Zyrtar i aerodromeve me nr. ref: AACK/ADM/BNJ/05/2012
3. Mjek i aviacionit me nr. ref: AACK/ADM/BNJ/06/2012
Njoftojmë të gjithë aplikantët, se bazuar në vlerësimin e Komisionit Përzgjedhës për pozitën ” zyrtar i operimeve për helikopterë “, në bazë të pikëve është përzgjedhur kandidati z. Skender Ahmeti.
Ndërkaq për pozitën “zyrtar i aerodromeve” sipas Komisionit Përzgjedhës është përzgjedhur kandidati z. Alban Ramabaja.
Në pozitën “ mjek i aviacionit” sipas Komisionit Përzgjedhës është përzgjedhur kandidati z. Driton Avdiu.
Këtij njoftimi i bashkëngjesim edhe renditjen përfundimtare të kandidatëve në bazë të pikëve të fituara për të tri pozitat e lartcekura.
Kur një kandidat në një procedurë të rekrutimit është i pasuksesshëm dhe nuk emërohet në pozitën përkatëse dhe ai/ajo mendon se emërimi i një personi tjetër në atë pozitë nuk është në bazë të meritës ose është bërë si pasojë e parregullsive në zbatimin e rregullave dhe procedurave, ai/ajo mund të ankohet me shkrim në Komisionin për zgjedhjen e kontesteve dhe ankesave, i cili e shqyrton dhe vendos për ankesën.
Ankesat duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve nga data në të cilën vendimi për përzgjedhje dhe emërim shpallet nga institucioni përkatës.
Shkarko:
Rënditja përfundimtare – zyrtar i aerodromeve
Rënditja përfundmtare – zyrtar i operimeve për helikopterë