Vesti Komunikatë e përbashkët për medie nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Kosovës në lidhje me ndriçimin e mjeteve ajrore me laser
21/08/2014
Bazuar në këtë, Policia e Kosovës, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe ANP “Adem Jashari”-Kontrolli Ajror kanë zhvilluar një procedurë reagimi në rastet e tilla, e cila mundëson dhe njëherit lehtëson reagimet e policisë brenda pak minutash në vendin e identifikuar të burimit të rrezes laser që i është drejtuar një aeroplani.
Të gjithë personat e identifikuar si përdorues dhe drejtues të laserëve ndriçues drejt aeroplanëve në fluturim, do të përballen me procedurat ligjore të sanksionuara në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kurrë mos i ndriçoni aeroplanët me dritë laseri!