08/12/2025
Në Prishtinë u shënua Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil – një datë me rëndësi globale, që na kujton rolin e aviacionit në zhvillim ekonomik, lidhjen e njerëzve dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë. Kjo ngjarje, u organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil nën drejtimin e z. Arianit Islami, me ç’rast u mblodhen përfaqësues të institucioneve shtetërore, industrisë dhe partnerëve të sektorit të aviacionit në Republikën e Kosovës.z. Islami bëri një prezantim të shkurtur për mes të cilit shpalosi rrugëtimin e Aviacionit në Kosovë nga vitet e pasluftës deri sot, ku nga 400 mijë udhëtarë në vitin 2000, në vitin 2025 pritet të arrijmë mbi 4.5 milionë.Ndërsa, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, theksoi se Kosova ka arritur një progres mbresëlënës falë konsolidimit të autoriteteve profesionale dhe rritjes së kapaciteteve në mbikëqyrjen e sigurisë dhe sigurimit të aviacionit civil. Ai vlerësoi lart punën e inspektorëve të aviacionit si aset i çmuar i shtetit dhe theksoi rëndësinë e vijueshmërisë së standardeve ndërkombëtare të sigurisë.Nga partnerët e industrisë u theksuan arritjet infrastrukturore, modernizimi i shërbimeve, avancimi i procedurave të navigimit ajror dhe roli kyç i bashkëpunimit ndërinstitucional.Dita Ndërkombëtare e Aviacionit Civil na rikujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për sigurinë, profesionalizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aviacionit në Republikën e Kosovës.











