28/05/2021

Gjatë paraditës së sotme Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacioni Civil të Kosovës, z. Ejupi priti në një takim pune Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu.Gjatë këtij takimi u diskutua për proceset që janë në zhvillim për aviacionin civil në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të këtyre dy institucioneve dhe hapat që duhet të ndërmerren për zhvillimin e mëtutjeshëm të aviacionit në vendin tonë. Ministri Aliu i dha përkrahjen e plotë AAC-së për të gjitha proceset në të cilat është duke kaluar institucioni dhe palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet e ndërsjella në mënyrë që të ketë një koordinim sa me efikas në avancimin e aviacionit civil në Kosovë.