News Vlerësimi i rregullsisë së funksionimit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2018.


23/05/2019

 

Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës, ka bërë vlerësimin e rregullsisë së funksionimit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2018.  Në ketë raport,  është vlerësuar në mënyrë reale funksionimi dhe zbatimi i ligjeve dhe standardeve të menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike në AAC.

Raporti është tejet pozitiv për AAC-në pasi nuk ka rezultuar me asnjë gjetje apo rekomandim për përmirësim në fushat e audituara. Ky është një rezultat i punës së shkëlqyer të AAC-së, vazhdojmë të jemi ndër më të mirët.

Më poshtë mund të gjeni linkun e raportit vjetor të ZKA-së për vitin 2018.

http://zka-rks.org wp-content/uploads/2019/05/Raporti-i-auditimit-per-AAC-2018-shqip.pdf

Zyra për Marrëdhënie me Publik