News Shënjimi dhe ndriçimi i oxhakut në fabrikën ‘’Titan Sharr Cemi’’


18/03/2022

Me datë 17.03.2022, inspektoret e AAC-së realizuan një vizitë në fabrikën ‘’Titan Sharr Cemi’’, për të monitoruar ecurinë e punimeve për shënjimin e oxhakut në fabrikën ‘’Titan Sharr Cemi’’, që të jetë i dallueshëm për mjetet ajrore gjatë fluturimit.  

Realizimi i këtij projekti me rëndësi të veçantë për sigurinë e aviacionit civil të Kosovës, është pjesë e procesit të bashkërenduar mes menaxhmentit të fabrikës ‘’Titan Sharr Cemi’’  dhe Autoritetit të Aviacionit Civil, për implementimin e dispozitave ligjore të  Rregullores (AAC) ‘’Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave’’, ku përcaktohen procedurat për shënjimin e pengesave aeronautike me anë të shenjave vizuele dhe dritave në tërë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim që ato të bëhen të dallueshme për mjetet ajrore gjatë fluturimit.

AAC mbetet e hapur të asistoj në interpretimin  dhe implementimin e standardeve dhe dispozitave ligjore të  Rregullores (AAC) ‘’Nr. 03/2019 për Shënjimin e Pengesave’’