News Njoftim lidhur me vonesat që kanë pasur aeroplanët në mëngjesin e sotëm


31/07/2019

 Autoriteti i Aviacionit Civili  ju informon se sot në mëngjes, fluturimi X38960 i kompanisë ajrore TUI Fly në arritje nga Aeroporti Basel Mulhouse, pas aterrimit ka vërejtur që ka probleme teknike si pasojë e  goditjes me shpezë, e cila ka ndodhur gjatë fluturimit.  Problemet teknike janë sanuar në ndërkohë, dhe aeroplani është nisur për Basel në ora 6:27 (kohë lokale), në vend të kohës së paraparë në 2:45.

Gjithashtu, aeroplani i fluturimit 8Q 710 I kompanisë Onur Air me destinacion Antalia, për shkak të një problemi teknik  nuk ka mundur të niset në kohën e paraparë, në ora 3:30 (kohë lokale).  Ekipi i mirëmbajtjes së kompanisë është duke e trajtuar problemin.