News Ndërhyrje dhe ndikime të paligjshëm në punën e AAC.


18/03/2022

Bazuar ne Ligjit për Aciacionin Civil nr. 03/L-051 (LAC):  Asnjë autoritet apo zyrtar publik nuk duhet të tentojë të ndikojë ose të udhëzojë apo këshillojë ndonjë anëtar të bordit, Drejtorin e Përgjithshëm.

Ligjit për Aciacionin Civil nr. 03/L-051 (LAC):  14.5 AAC do të veprojë në interes të publikut dhe në mënyrë të pavarur do t’i ushtrojë funksionet e dhëna në bazë të këtij ligji. Asnjë autoritet apo zyrtar publik nuk duhet të tentojë të ndikojë ose të udhëzojë apo këshillojë ndonjë anëtar të bordit, Drejtorin e Përgjithshëm ose një anëtar të personelit ose konsulent të AAC-së, në lidhje me cilindo vendim ose veprim (masë) të pazgjidhur ose të përfunduar rregullator apo operacional të AAC-së…’’

Ju njoftoj së AAC sipas ligjit është agjencion i pavarur rregullativ, përgjegjës për rregullimin e sigurisë së aviacionit civil dhe rregullimin e ekonomik te Aeroporteve dhe shërbimeve të navigimit ajrore. Tentim ndikimi në vendimet e AAC të disa personave (staf të AAC-së) të cilat për shkak të neglizhencës në punë dhe veprimeve jo profesionale në punë kanë pranuar vërejtje disiplinore, e disa për veprimet e tyre potencialisht janë subjekt i hetimit nga organet e drejtësisë, është i papranueshëm dhe  qartësisht tentim që përmes ndikimit politik, medial,  (përmes spekulimeve në media) dhe përmes ndikimit tek institucionet e Republikës së Kosovës të ndikojnë  në punën mbikëqyrëse të AAC-së.

Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së siguron publikun se stafi i AAC është i përkushtuar në kryerjen e detyrave sipas përgjegjësive për mbrojte të interesit publik​