News Edhe gjatë muajit nëntor ka vazhduar rritja e trafikut ajror në ANP “Adem Jashari”


08/12/2021

Një numër prej 154,919 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë muajit nëntor. Në krahasim me muajin nëntor 2020 kjo shifër tregon një rritje prej 65% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 është 1% më e ulët.

Në periudhën janar – nëntor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,973,794 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 102% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 9.8% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit.