News Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së priti në vizitë zyrtare profesorin e Shkencave Aeronautike z. Nickolas D. Macchiarella


23/07/2019

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil, Z. Eset Berisha me bashkëpunëtorë, priti në vizitë zyrtare profesorin e Shkencave Aeronautike z. Nickolas D. Macchiarella së bashku me studentët e tij, nga Universiteti Aeronautik Embry-Riddle (ERAU) të SHBA-ve.

Berisha i informoi mysafirët rreth të rejave dhe sfidave të Autoritetit të Aviacionit Civil në rrafshin e brendshëm që ndërlidhen me menaxhimin e hapësirës se ulët ajrore në Republikën e Kosovës si dhe zhvillimet dhe trendet në legjislacionin përkatës në fushën e operimeve ajrore me Sisteme të mjeteve ajrore pa pilot, të njohur edhe si drone.

Profesori Macchiarella informoi Drejtorin Berisha rreth projektit të udhëhequr nga ai dhe studentëve të ERAU te angazhuar ne zhvillimin e hartave  “ortomozaike” tre dimenzionale, të bazuara në imazhet e shkrepura nga kamerat e droneve.

Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë profesori Macchiarella shpjegoi që kanë vizituar parkun arkeologjik të Ulpianës, kullat tradicionale në Isniq dhe Junik si dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore në vend.

Universiteti Aeronautik Embry-Riddle është njeri ndër universitetet me një histori të gjatë dhe prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I themeluar në vitin 1925, Embry-Riddle sot numëron më tepër se 130,000 alumni të angazhuar në industrinë aeronautike si dhe zhvillimet në inovacion dhe siguri të industrisë aeronautike.

Ky program është i ofruar në partneritet me projektin e trashëgimisë kulturore pa kufi në Kosovë si dhe me Universitetin Amerikan në Kosovë.

Zyra për Komunikim me Publik