04/07/2022

AAC ka pranuar ankesën nga AQP( Agjencini Qendror i Prokurimit) me pretendimet  e njërit kandidat se njëri nga kandidatët pjesëmarrës në konkurs të hapur ka njohësi personale me Drejtorin e Përgjithshëm.

Drejtori i përgjithshëm pas pranimit të kësaj ankese ka njoftuar AQP dhe e ka dërguar rastin në Agjencionin Kundër Korrupsionit për të marrë opinion lidhur me konfliktin e interesit.

Lidhur me ankesën e z.Amir Qorolli dhe pjesën lidhur me foton të cilën e ka ofruar i njejti, komenti i drejtorit të pergjithshem është  si në vijim:

“Unë(Bujar Ejupi) njihem me z. Shileku pasi që për një kohë kemi punuar në një organizatë, në ANP dhe në ASHNA. Por nuk kam asnjë lidhje tjetër familjare ose afariste me z Shileku, sidoqoftë në rast se ekziston rast i konflikti të interesit atëherë kjo duhet të sqarohet me Agjencionin Anti Korrupcion.

Duke pasur parasysh se është kërkuar ekspert i aviacioninlt, probabiliteti që eksperti i Aviacionit të jetë person i njohur për mua është shumë i madh duke pasur parasysh se punoj rreth 20 vite në fushën e Aviacionit dhe sigurisht që përgjatë karrierës time kam takuar shumicën e personave me përgatitje në fushën e Aviacionit. Pra, këtu përfshihet edhe vet  z.Armir Qorroli, i cili për një periudhë ka mbajtur praktikë në AAC dhe për të cilin poashtu  ndaj respekt si njohës i fushës së Aviacionit.”

Drejtori i përgjithshëm i AAC nuk mund të ndalojë askend që të konkurrojë për pozitat e hapura, e sidomos kur bëhet fjalë për ekspert të aviacionit.

Pra, sa i përket pretendimeve se drejtori i AAC-së njihet me kandidatët pjesëmarrës, është e vërtetë se drejtori i përgjithshëm njihet dhe ka foto në FB jo vetëm me njërin kandidat por edhe me kandidatët tjerë ,për faktin se është kërkuar ekspert në fushën e Aviacionit.

Me datën 28.06.2022 drejtori i AAC-së iu ka kërkuar sqarim Agjencionit Kundër Korrupsionit, se nëse njohja e mëhershme me kandidatët, paraqet konflikt të interesit, dhe nëse kjo paraqet konflikt të interesit atëherë ti kërkojmë AQP-së si bartëse e procesit të prokurimit të veprojë sipas dispozitave në fuqi.

Drejtori i përgjithshëm  i AAC-së kërkon nga të gjithë kandidatët  që nëse kanë fakte për keqpërdorime në procesin e vlerësimit ato ti paraqesin para institucioneve të zbatimit të ligjit.

AQP  ka njoftuar AAC se pasi që kanë pranuar një ankesë në OSHP për aktivitetin e prokurimit ka pezulluar aktivitetin në fjalë bazuar në nenin 112 të LPP-së.