News 


06/04/2022

Drejtori i Përgjithshëm  i AAC, z. Bujar Ejupi zhvilloj takim pune me ekspertin e angazhuar nga instrumenti i Komisionit Evropian TAIEX, z. Mato Simicic, i cili është në Kosovë për mbështetje teknike vendit tonë gjatë hartimit të Planit për Kërkim Shpëtim në aviacionin civil. Z. Simicic është ekspert i kësaj fushe me përvojë të gjatë në hartimin dhe zbatimin e planit për Kërkim Shpëtim në Kroaci.

Takimi u mbajt në kuadër të takimeve me qëllim të vlerësimit të situatës dhe kapaciteteve në vend, që ekipi koordinues për Kërkim Shpëtim bashkë me ekspertin ka mbajtur me institucionet me rol në reagimin emergjent në rast aksidenti ajror, për territorin jashtë rrethit 8 km nga ANP “Adem Jashari”.

Në takim ishin prezent  z. Afrim Aziri nga ASHNA dhe znj. Lendita Kika Berisha, nga AAC. dhe z. Arben Gashi nga KHAIA.​