03/04/2026
AAC morri pjesë si vështrues në takimin e rregullt që operatori i aeroportit (LKIA) ka pasur me përfaqësues të kompanive ajrore në kuadër të Komitetit të përdoruesve të aeroportit. Mbajtja e takimeve të këtij Komitetit për të promovuar konsultimet dhe transparenën është kërkesë ligjore në kuadër të rregullimit ekonomik të aeroportit. Përmes prezantimeve shumë interesante, LKIA shpalosi planet për investime në infrastrukturë si dhe pajisje për të siguruar një shërbim sa më të mirë për udhëtarët. Poashtu u prezantuan edhe të rejat që do të përshkojnë sezonin veror të fluturimeve I cili posa ka filluar. Kompanitë ajrore u shprehën të kënaqura për një komunikim transparent midis tyre, operatorit të aeroportit dhe rregullatorit të aviacionit civil. Drejtori i AAC-së i siguroi ata se e kanë derën e hapur në AAC për çdo cështje që ata e konsiderojnë të vlefshme për ta bërë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” edhe më atraktiv, të sigurtë dhe të qasshëm për të gjithë!



