News Aplikacioni për të drejtat e udhëtarëve në dispozicion edhe në shqip


21/08/2014

paxrightsshqipscreenshot

Pasagjerët e bllokuar në aeroporte apo në pritje të bagazheve të humbura tani mund të përdorin  aplikacion mobil për të kontrolluar të drejtat e tyre menjëherë dhe në vendndodhje.

Komisioni Evropian ka lansuar këtë aplikacion në vitin 2013 i cili tani mbulon të gjitha modet e transportit: përmes ajrit, hekurudhës, autobusit ose anijes, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Autoriteti i Aviacionit Civil kanë ndihmuar Komisionin Evropian për t’i përkthyer këto aplikacione mobile në gjuhët zyrtare të Kosovës.

Aplikacioni “Të Drejtat Tuaja të Pasagjerit” iu ofron përdoruesve informacion të qartë dhe konciz për të drejtat e tyre gjatë udhëtimit në Bashkimin Evropian, Kosovë, vendet e rajonit, Zvicër, Norvegji, Lihtenshtejn dhe Islandë. Në Kosovë është i aplikueshëm vetëm për udhëtimet përmes ajrit.

Prezantuar në formatin pyetje/përgjigje, aplikacioni u mundëson përdoruesve të identifikojnë me lehtësi problemin të cilin janë duke e përjetuar dhe të marrin një shpjegim të qartë të të drejtave të tyre dhe opsioneve në dispozicion.

Aplikacioni përdor ruajtjen lokale në pajisje për të shmangur nevojën për lidhje të dhënash gjatë udhëtimit. Aplikacioni funksionon në platformat Android, Apple iOS, Blackberry dhe Windows Phone dhe mund shkarkohet duke kërkuar “Your Passanger Rights” në platformën përkatëse ose duke vizituar këtë adresë http://ec.europa.eu/transport/passenger-rights/en/mobile.html.