News Testi i njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronët)


14/05/2024

Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi, më 24 prill 2024, Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) organizoi provimin për njohuritë për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3.

Këtij provimi iu nënshtrua z. Suad Çmega nga Republika e Kosovës, i cili ka kaluar me sukses këtë test. Me këtë rast Autoriteti i Aviacionit Civil ndau certifikatën për këtë kategori të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke i uruar z. Çmega suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e Sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) rregullohen sipas Rregullores (AAC) nr. 01/2017 për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, të plotësuar me Rregulloren (AAC) nr. 01/2021.