11/05/2022
Një numër prej 261,454 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë muajit prill. Në krahasim me muajin prill të vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 230% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 rritja është 36%.
Në periudhën janar – prill të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 807,349 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 97% në krahasim me vitin 2021 dhe rritje prej 21% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit.