Lajme Korriku solli rritje të theksuar të trafikut në ANP


10/08/2015

Muaji korrik u dallua me rritje të theksuar të trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.  Pas rritjeve të vazhdueshme mujore gjatë gjysmës së parë të vitit prej 7-14%, kjo rritje në korrik arriti në 19%, apo rreth 30,000 udhëtarë më shumë se në korrikun e vitit 2014.

Korriku tradicionalisht është muaji i dytë për nga lartësia e trafikut në ANP “Adem Jashari”. Rritja për vitin 2015 deri në korrik është 12%.